Për Xavin Champions League nuk është fundi botës: U eliminuam nga grupet, por jemi në garë për La Liga

Xavi Hernandez, trajneri i Barcelonës, nuk e konsideron daljen nga Champions League si diçka të madhe, ku tashmë ai synon kampionatin spanjoll.

Duke folur në konferencën për shtyp përpara sfidës së fundit të grupeve në Champions League, Xavi është optimist se në 2023 do të fitojë tituj me Barcelonën.

“Me siguri titujt do të fitohen në vitin 2023. Renditemi mirë në La Liga, në Champions nuk ka më shans. Hapat mund të jenë më të vegjël. Por titujt do të vendosen në vitin 2023, jam shumë pozitiv për atë që shoh”, shprehet Xavi./ h.ll/albeu.com


Shtuar 1.11.2022 10:56