Jose Mourinho duket se është futur në radarët e një shteti për të drejtuar kombëtaren e tyre.
Bëhet fjalë për Nigerinë të cilët kanë kërkuar shërbimet e teknikut portugez. Amaju Pinnick, presidenti i Federaës lokale të futbollit, ka kontaktuar me Mourinhon.
“Po, unë kam biseduar me Mourinhon. Gjithashtu edhe ministri ynë i sportit ka biseduar me të. Ne kemi kontaktuar trajnerin aktual të Romës për t’i bërë një propozim për të drejtuar kombëtaren nigeriane në Kupën e Kombeve të Afrikës”.
Por sipas informacioneve, Mou e ka refuzuar këtë kërkesë pasi nuk është i interesuar të drejtojë tjetër ekip përveç Romës./ h.ll/albeu.com