“Pep trajneri më i mirë në botë”, Guardiola i kthehet Klopp

Në prag të ndeshjes me Manchester City, Jurgen Klopp, menaxheri i Liverpool, e cilësoi homologun e qytetarëve “trajnerin më të mirë në botë”.

Kështu u përgjigj spanjolli.

“Unë nuk u bëra trajner për të qenë më i miri. Une nuk jam. Faleminderit, por nuk jam. Do të doja të them se jam më i miri, por nuk jam”, tha spanjolli.

Ne folëm disa herë kur ishim në Gjermani. Ai është një person fantastik, nuk kam asnjë lloj problemi me të”. /albeu.com/


Shtuar 8.04.2022 16:33