Pedro Rodriguez, kampion bote me Spanjën në vitin 2010 dhe ish-ylli i Barcelonës, ka bërë të ditur se tërhiqet nga futbolli në moshën 39-vjeçare.
Lajmin e ndau përmes rrjeteve sociale. Sulmuesi kishte mbetur pa ekip që prej 30 qershorit, ditës kur i përfundoi kontrata me Lazion.
None found
“Mendoj se tani është koha e duhur. Dua të nis një kapitull të ri dhe një etapë tjetër të jetës. Tërhiqem me krenari, sepse arrita ta përjetoj ëndrrën time, dhe me mirënjohje për të gjithë ata që më ndihmuan ta bëja realitet”, shkroi Pedro.
Në mesazhin e tij, ai shtoi: “Faleminderit, futboll, që më bëre kaq të lumtur”.
Pedro e mbyll karrierën si një prej futbollistëve spanjollë me më shumë trofe. Përveç Kupës së Botës 2010, ai fitoi edhe Kampionatin Evropian të vitit 2012.
Me Barcelonën ngriti tri herë trofeun e Ligës së Kampionëve, ndërsa me Chelsean fitoi Ligën Premier. Në koleksionin e tij janë gjithashtu pesë tituj të La Ligës, tri Superkupa Evropiane, Liga e Evropës, tri Kupa të Mbretit dhe trofe të tjerë.
Gjatë karrierës profesioniste, ai luajti për Barcelonën, Romën, Chelsean dhe Lazion, si dhe për përfaqësuesen e Spanjës. Në 841 ndeshje zyrtare shënoi mbi 200 gola.
Në sezonin e fundit me Lazion, në moshën 38-vjeçare, Pedro realizoi pesë gola; një sezon më herët, më 2024/25, ai kishte shënuar 14.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…