Pedro Porro është kthyer në një prej lojtarëve më të kërkuar në tregun evropian, falë paraqitjeve në krahun e djathtë. Mbrojtësi spanjoll, 27 vjeç, ka dëshmuar cilësitë e tij në arenën ndërkombëtare, duke fituar trofe me Spanjën dhe duke fituar vlerësimin e tifozëve të Tottenhamit.
Interesim për të kanë shfaqur edhe Barcelona dhe Real Madridi. Te katalanasit, Hansi Flick i është dashur ta përdorë Eric Garcian si mbrojtës të djathtë, ndërsa në Madrid as Trent Alexander-Arnold dhe as Denzel Dumfries nuk janë përshtatur plotësisht, ndaj në atë pozitë është aktivizuar Federico Valverde.
None found
Sidoqoftë, sigurimi i shërbimeve të Porros paraqet sfidë për klubet që e kërkojnë. Sipas mediumit spanjoll SPORT, ai ka zgjatur marrëveshjen me Tottenhamin deri në vitin 2031, me një mundësi për ta vazhduar edhe për një sezon.
Porro u rikthye në fushë këtë fundjavë, në suksesin 2-0 të Tottenhamit ndaj Chelseat në “Stamford Bridge”. Ky është një zhvillim inkurajues për klubin londinez, që po synon të kapërcejë startin e vështirë të sezonit, por edhe për përzgjedhësin e Spanjës, Luis De la Fuente.
Kombëtarja spanjolle ka përpara një periudhë të rëndësishme, me ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Çekisë në Pragë dhe Anglisë në stadiumin “Metropolitano”. Rikthimi i Porros i jep De La Fuentes më shumë mundësi, veçanërisht pas largimit të Marcos Llorentes nga kombëtarja dhe vështirësive fizike të Eric Garcias dhe Xavi Espart.
Vlera e Porros në planet e trajnerit është rritur edhe pas paraqitjeve në Kupën e Botës. Atje, ai ra në sy me golin kundër Francës në gjysmëfinale dhe me bashkëpunimin e mirë me Lamine Yamal.
Interesi i dy gjigantëve spanjollë tregon statusin e Porros në futbollin evropian. Megjithatë, kontrata afatgjatë me Tottenhamin mund ta komplikojë ndjeshëm një transferim të mundshëm.
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe…
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas zhvillimeve në Prokurorinë Speciale lidhur me çështjen e granteve, duke thënë se…
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, dhe kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, kanë zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus,…
Gjykata ka vendosur lirimin nga qelia të 12 protestuesve të arrestuar në kuadër të protestave të zhvilluara ditët e fundit…
Neymari përballet me masa disiplinore në Brazil, pasi është dërguar para Gjykatës së Lartë të Drejtësisë Sportive (STJD) për shkeljen…