Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, po merr pjesë në Manila të Filipineve në Konferencën e Dytë Globale Ministrore për Eliminimin e Dhunës ndaj Fëmijëve. Në këtë takim janë të pranishëm ministra nga 131 shtete, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, ekspertë dhe organizata nga e gjithë bota.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, konferenca është organizuar nga Qeveria e Filipineve në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe UNICEF-in. Synimi i saj është të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të zhvillojë zgjidhje konkrete për parandalimin dhe eliminimin e çdo forme dhune ndaj fëmijëve.
None found
Shasivari ishte pjesë e diskutimit “Europe: Shared Challenges, Shared Solutions”, ku u trajtuan vështirësitë e përbashkëta në parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe mundësitë për t’i kapërcyer ato me zgjidhje të koordinuara.
Gjatë fjalimit, ai veçoi tri probleme kryesore: format e reja të dhunës që përhapen përmes teknologjive digjitale, zbatimin e pabarabartë të garancive ligjore ekzistuese dhe mungesën e koordinimit të mjaftueshëm mes institucioneve që kanë përgjegjësi për mbrojtjen e fëmijëve.
Një pjesë e veçantë e diskutimit iu kushtua rreziqeve që lidhen me zhvillimin e shpejtë teknologjik. Platformat digjitale hapin rrugë të reja për abuzim, shfrytëzim seksual, ngacmim dhe shpërndarje të përmbajtjeve të dëmshme. Përmes tyre, dhuna mund të vijojë edhe përtej shkollës, familjes apo mjedisit ku jeton fëmija. Përballja me këto dukuri kërkon zgjidhje ligjore bashkëkohore, mënyra më efikase raportimi, kapacitete hetimore të specializuara dhe përgjegjësi më të madhe nga platformat digjitale.
Ministria e Drejtësisë njoftoi se Shasivari foli edhe për aktivitetet që po ndërmerr Republika e Maqedonisë së Veriut për ta harmonizuar më tej legjislacionin penal me standardet ndërkombëtare. Vendi është palë e Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Shfrytëzimi Seksual dhe Abuzimi Seksual, e njohur si Konventa e Lanzarotës.
Sipas ministrisë, hartimi i Kodit të ri Penal krijon mundësi për të mbyllur zbrazëtirat ligjore që ekzistojnë në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna në hapësirën digjitale. Një prej zotimeve të paraqitura në konferencë është ndryshimi dhe plotësimi i legjislacionit penal dhe atij përkatës, me vëmendje të posaçme ndaj mbrojtjes së fëmijëve të moshës 14 deri në 17 vjeç nga dhuna në internet dhe shfrytëzimi seksual.
Veç përmirësimeve ligjore, u kërkua rritja e njohurive digjitale të fëmijëve, prindërve, mësimdhënësve dhe profesionistëve që punojnë me fëmijë. U theksua gjithashtu nevoja për mekanizma të sigurt dhe të qasshëm për raportimin e abuzimeve. Parandalimi përfshin edhe bashkëpunimin me kompanitë teknologjike, në mënyrë që përmbajtjet që paraqesin abuzim ndaj fëmijëve të identifikohen dhe të largohen në kohë.
Problemi i dytë i trajtuar nga ministri ishte hendeku mes mbrojtjes që garanton ligji dhe zbatimit të saj në praktikë. Ai përmendi gjetjet e hulumtimit “Disrupting Harm”, ku evidentohen mungesa e personelit të mjaftueshëm, numri i madh i lëndëve, zgjatja e procedurave dhe rastet kur fëmijët intervistohen disa herë nga institucione të ndryshme.
Për t’i kapërcyer këto dobësi, u theksua nevoja për protokolle të standardizuara të intervistimit të fëmijëve, profesionistë të specializuar dhe afate të përcaktuara qartë për trajtimin e lëndëve që i përfshijnë ata. U kërkua edhe zhvillimi i shërbimeve të integruara, ku fëmija të mund ta raportojë dhunën në një mjedis të sigurt, pa u detyruar të ritregojë në mënyrë të panevojshme përvojën traumatike.
Shasivari iu referua Ligjit për Drejtësinë për Fëmijët, të miratuar në vitin 2024. Ky ligj parashikon garanci të posaçme procedurale, mbrojtjen e interesit më të mirë të fëmijës dhe vlerësimin individual të nevojave të fëmijëve viktima. Ai e trajton privimin nga liria si masë të fundit, garanton informimin e fëmijës për të drejtat e tij dhe parashikon që gjatë marrjes në pyetje të shoqërohet nga prindi, kujdestari ose një person tjetër i rritur i caktuar.
Ligji përmban edhe dispozita për parandalimin e viktimizimit dytësor. Mes tyre janë kufizimi i ekzaminimeve mjekësore vetëm në rastet kur janë të domosdoshme për procedurën penale dhe zbatimi i masave të veçanta të mbrojtjes procedurale, sipas nevojave individuale të fëmijës.
Sfida e tretë, sipas komunikatës së Ministrisë së Drejtësisë, ka të bëjë me koordinimin ndërmjet institucioneve. Shasivari theksoi se mbrojtja e fëmijëve nuk mund të funksionojë me efikasitet kur institucionet arsimore, shërbimet shëndetësore, qendrat për punë sociale, policia dhe organet e drejtësisë veprojnë veçmas, pa detyrime të qarta dhe pa mekanizma për ndjekjen e çdo rasti të raportuar.
Për këtë arsye, u kërkua caktimi i personave përgjegjës për koordinimin e rasteve, përcaktimi i procedurave dhe afateve të qarta për veprimin e institucioneve, organizimi i trajnimeve të përbashkëta, shkëmbimi i sigurt i informacioneve dhe mbikëqyrja e pavarur e zbatimit të masave mbrojtëse.
Ministria e Drejtësisë shtoi se, sipas mesazhit të përcjellë në fjalim, efikasiteti i sistemit nuk matet vetëm me respektimin e procedurave formale. Rëndësi ka nëse fëmija është mbrojtur në kohë, nëse është penguar përsëritja e dhunës dhe nëse i është dhënë mbështetja e nevojshme.
Në edicionin e gjashtë të samitit rajonal "Për luftimin e diskriminimit racor ndaj komuniteteve", kryeministri i vendit, Albin Kurti tha…
Në një komunikim me gazetarët jashtë ambienteve të Parlamentit, kryetari i Partisë Demokratike, ftoi të gjithë faktorët opozitarë për tu…
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka pritur në një takim përshëndetës ambasadorin…
Pas ndeshjeve të këtij muaji në Ligën e Kombeve, FIFA ka publikuar ranglistën e saj, ku Kombëtarja e Kosovës ka…
Janë kompletuar tashmë 16 ekipet kombëtare të cilat do të marrin pjesë në Euro 2027 apo Kampionatin Evropian për U-21…
Dario Daka Shqipëria barazoi me Spanjën, ndeshjen që vleu në kuadrin e miqësores e cila u zhvillua në stadiumin “Air…