Pedri vë bast për Spanjën: Ne mund të fitojmë Kupën e Botës

Pedri sheh një Spanjë mes pretendetëve për të fituar Kupën e Botës.

Talenti 19-vjeçar i Barcelonës u shpreh për “Mundo Deportivo”: Ne vijmë nga një kampionat evropian dhe një Ligë Kombeve ku dolëm shumë mirë. Arritëm në gjysmëfinale në Kampionatin Evropian dhe jam i sigurt se nëse do t’i kishim kapërcyer do të kishim fituar.

Jemi një grup shumë i mirë dhe mund ta shihni këtë gjë në fushë. Ne mund ta fitojmë Botërorin, i kemi të gjitha armët”, është shprehur mesfushori i talentuar spanjoll./h.ll/albeu.com


Shtuar 16.11.2022 15:45