Pedri: Tifoz i Barçës që fëmijë, por nuk do ta refuzoja Realin

I intervistuar nga “ICON”, mesfushori i Barcelonës, Pedri është shprehur se gjithmonë ka ndjekur Barcelonën dhe se idhulli i tij është Iniesta.

“Unë e kam thënë gjithmonë këtë, kam qenë tifoz i Barçës që kur isha fëmijë. Kur isha i vogël, pothuajse të gjithë simpatizonin Realin, ndërsa unë isha ndër të paktët që mbështesja Barcelonën.

A do të kisha luajtur me Real Madrid? Mendoj se po. Ambicia ime është të bëjë një rrugë të mirë si futbollist profesionist dhe do të kishte qenë shumë e vështirë të refuzoja një ofertë nga Real Madrid, një prej më të mëdhenjve në historinë e sportit.

Treni i ambicies time kaloi dhe dy vjet më vonë firmosa për ekipin tim të ëndrrave, atë të fëmijërisë dhe të idhullit tim të parë Andres Iniesta”, është shprehur Pedri./ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.11.2022 16:42