Rivaliteti midis Evra dhe Suarez starton që në vitin 2011.
Në atë sezon , Manchester United po zhvillonte një ndeshje ndaj Liverpool-it dhe Suarez ofendoi në mënyrë raciste francezin dhe për këtë gjë u dënua me 8 ndeshje pezullim jashtë fushave.
Që nga ai moment mardhënia midis dy lojtarëve nuk ka qënë e mirë, ata madje as duart nuk i kanë dhënë njëri tjetrit kur kana luajtur përsëri.
Gjithësesi, Evra zbulon një të pa thënë ndonjëherë të cilën i ka ndodhur në rrugët e Manchesterit.
“Një ditë isha duke shëtitur në rrugën Deansgate me dy vëllezërit e mi dhe rastësisht njëri prej tyre më thotë se shiko aty para ndodhet Suarez. Në atë moment e pashë dhe po i thoja vetes se tani është momenti për të marrë hak ndaj tij, isha gati për ta goditur.
Në momentin që isha drejtuar nga ai , shikoj se pranë tij u afruan gruaja dhe fëmijët . Aty ndalova , dhe mendova me veten se nuk duhej të bëja ndonjë skenë të shëmtuar përpara familjes së tij.
Për këtë gjë nuk jam penduar sepse kurrësesi nuk do të godisja Suarezin në sytë e familjes së tij, gjithashtu do t’i kisha hapur shumë probleme vetes nëse do të veproja.
Tashmë e kam harruar si situatë ofendimin e tij, nuk i vej faj sepse askush nuk ka lindur racist.
Nuk mund ta quaj atë racist duke mos e njohur aq mirë sa duhet për të dhënë një opinion që ai është racist”.
Këto kanë qënë të pathënat e Patric Evra për “The Diary”./h.ll/albeu.com