Pas propozimit për martesë, aktori me origjinë shqiptare i jep fund me Diletta Leota-n (FOTO LAJM)

Can Yaman është përfolur se i ka dhënë fund lidhjes me Diletta Leota, disa muaj pas propozimit për martesë. Spekulimet se janë ndarë u konfirmuan nga vetë prezantuesja italiane, gjatë një interviste për mediat italiane. Edhe pse i kanë ndarë rrugët mes tyre, ajo thotë se vazhdon të jetë ende e dashuruar me të.

“Ne jemi dy 30-vjeçarë që u takuam, të cilët e donin njëri-tjetrin, të cilët u përpoqën të jetonin këtë pasion të madh. Ne të dy jemi shumë të apasionuar, ndoshta ai edhe më shumë se unë, dhe ishte gjithçka shumë shpejt, shumë bukur. Jeta reale është në anën tjetër të ekranit dhe ishte e vështirë të mbash gjithçka private”, tha ajo.

Aktori turk me origjinë shqiptare i propozoi asaj shkurtin e kaluar, me një unazë me vlerë 40,000 euro. Të dy ishin duke darkuar në një restorant në Romë, kur një flamur u shfaq në qiell, ku shkruhej: “Dëshiron të martohesh me mua?” Të dua, Can “.


Shtuar 30.09.2021 10:32