Një ditë pasi Teuta bëri të ditur se Gentian Selmani nuk do të vazhdonte më të ishte pjesë e skuadrës, portieri 28-vjeçar ka reaguar përmes rrjeteve sociale.
Të lidhura
None found
Selmani shprehu mirënjohjen e tij për KF Teutën, presidencën e klubit dhe korrektësinë e treguar gjatë kësaj periudhe. Ai falënderoi gjithashtu stafet e trajnerëve me të cilët ka punuar, punonjësit e klubit dhe bashkëlojtarët për çdo moment të kaluar së bashku.
Një falënderim të veçantë portieri pati edhe për tifozët e Teutës, “Djemtë e Detit”, si dhe për kolegët e tij në portë. Selmani veçoi trajnerin e portierëve, Bledian Rizvani, për punën, përkushtimin dhe sakrificën e treguar, ndërsa e mbylli mesazhin duke i uruar klubit suksese.
