Cesc Fabregas dhe Roberto De Zerbi janë dy kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Interit, konfirmon Fabrizio Romano.
Simone Inzaghi u largua nga Nerzzurët, ku do t’i bashkohet Al Hilalit në një pagë afro 30 milionë euro neto në sezon.
Pas katër vitesh me italianin, Interi tani duhet të kërkojë një trajner të ri dhe Fabregas e De Zerbi janë në listë.
“Bisedimet do të fillojnë nga sot, me Interin që do t’i ofrohen edhe më shumë trajnerë, por dy opsionet kryesore mbeten të qarta”, zbulon Romano.
Simone Inzaghi tashmë është larguar zyrtarisht dhe në bordin e Interit, Fabregas ka pëlqyeshmëri të madhe.
Fabregas ndihet rehat në rolin e tij si trajner i Comos, por do të donte të transferohej në një klub më të madh.
Ndërkohë, De Zerbi ka bërë mjaft mirë te Marseille, por një punë në vendin e tij të lindjes, Itali, si trajner i një prej klubeve më të mëdha, mund të jetë shumë joshëse për t’u refuzuar.