Shefi i gjyqtarëve të UEFA-s, Roberto Rosseti, tha se formulimi i ligjit për pozitë jashtë loje duhet të përmirësohet.
Rosetti i bëri këto komente pas golit të diskutueshëm të Mbappes në finalen e Ligës së Kombeve kundër Spanjës.
Sulmuesi francez ishte në pozicion jashtë loje, por megjithatë loja vazhdoi pasi mbrojtësi i Spanjës Eric Garcia u shtri për të kapur topin e Theo Hernandez dhe bëri një kontakt të lehtë.
Rosetti tha se referi kishte marrë vendimin e duhur, por tha se formulimi i ligjit duhej ndryshuar.
“Anthony Taylor mori një vendim të saktë bazuar në ligjin ekzistues dhe interpretimin e tij zyrtar”, tha italiani.
“Garcia ndërhyri qëllimisht për të luajtur topin dhe Mbappe nuk po ndërhynte në lojë”.
“Sidoqoftë, ky rast na tregon se interpretimi aktual i ligjit duket të jetë në kundërshtim me frymën e vetë ligjit, i cili do të parandalojë çdo lojtar të përfitojë nga pozicioni i tyre jashtë loje”.
Shefi i gjyqtarëve tha se ai kishte qenë tashmë në kontakt me organin ligjbërës të lojës, Bordin e Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit, për të diskutuar zgjidhjet në takimin e ardhshëm të panelit këshillues teknik.