Një lojtar i kombëtares së Republikës së Irlandës ka shprehur hapur kundërshtinë e tij për zhvillimin e takimit të radhës kundër Izraelit në kuadër të Ligës së Kombeve.
None found
Jason Knight, mesfushori i Bristol Cityt, e bëri të qartë pozicionin e tij pasi Irlanda pësoi humbje 1-0 ndaj Kosovës në kryeqytetin kosovar. Sipas tij, ndeshja ndaj Izraelit nuk duhet të luhet fare.
“Situata është e ndërlikuar. Trajneri, Dara dhe Nathan kanë folur në mënyrë të qartë për këtë çështje. Unë mendoj se ndeshja nuk duhet të zhvillohet, por ajo do të zhvillohet gjithsesi,” u shpreh Knight.
25-vjeçari shtoi se tema është diskutuar edhe në mesin e lojtarëve dhe se kombëtarja irlandeze do të zhvillojë një bisedë më të thellë për të arritur një qëndrim të përbashkët.
“Do të flasim më hollësisht për këtë dhe për atë që nënkupton. Do të ndajmë mendimet tona si grup dhe më pas do të marrim një vendim,” vijoi ai.
Kapiteni i përkohshëm Dara O’Shea kishte njoftuar më herët se lojtarët do të mblidheshin të premten për të diskutuar situatën dhe mënyrën se si do të veprojnë në lidhje me ndeshjen.
Takimi i parë midis Irlandës dhe Izraelit do të zhvillohet të dielën në Debrecen të Hungarisë, pa tifozë irlandezë të pranishëm. Ndeshja e kthimit është planifikuar për më 4 tetor në Backa Topola të Serbisë.
Ndërkaq, transmetuesi irlandez RTE ka vendosur që ta transmetojë ndeshjen pa komentatorë, pa ekspertë në studio dhe pa programin e zakonshëm gjatë pushimit.
Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit kroat Josko Gvardiol nga Manchester City, pasi e sheh atë si profilin…
Kombëtarja e Kosovës ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen vendimtare ndaj Republikës së Irlandës, e cila zhvillohet të martën në Dublin,…
Gjykatësi kushtetues Osman Kadriu ka bërë të ditur se në muajin dhjetor i përfundon mandati në Gjykatën Kushtetuese. Këtë e…
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se e vetmja zgjidhje është shkuarje në zgjedhje të parakohshme parlamentare.Ai tha se edhe…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social X disa postime të bëra më herët nga gazetari rus Chay Bowes,…
Një vatër e fuqishme zjarri ka përfshirë mbrëmjen e sotme një objekt blegtoral dhe magazinë të mbushur me bar të…