Situata në grumbullimin e Irlandës është tensionuar ndjeshëm para ndeshjes me Izraelin në Ligën e Kombeve, pasi portieri Gavin Bazunu raportohet se u ka komunikuar bashkëlojtarëve se nuk ka dëshirë të zbresë në fushë për këtë përballje.
None found
Sipas The Irish Times, portieri e ka shprehur këtë qëndrim gjatë një takimi të zhvilluar të premten. Raportohet gjithashtu se edhe disa futbollistë të tjerë irlandezë po shqyrtojnë mundësinë e një veprimi të ngjashëm, ndërsa mediumi Th42 ka bërë të ditur se në këtë çështje janë përfshirë pesë lojtarë.
Përballja mes Izraelit dhe Irlandës pritet të luhet të dielën në orën 20:45, në Debrecen të Hungarisë, ku ekipi irlandez do të jetë mysafir. Megjithatë, zhvillimet e së shtunës kanë hedhur dyshime mbi përgatitjet dhe vijimin normal të programit të skuadrës.
Futbollistët irlandezë janë mbledhur në hotel për të diskutuar me përzgjedhësin Heimir Hallgrimsson dhe stafin e tij. Për shkak të situatës, konferenca për media e paraparë në mëngjes u shty, ndërsa ekipi nuk u shfaq në stërvitjen që duhej të mbahej në “Nagyerdei Stadium”. Ende nuk dihet se kur do të zhvillohet konferenca.
Diskutimet mes lojtarëve nisën gjatë së shtunës, ndërsa The Irish Times shkruan se Bazunu ua kishte bërë të qartë bashkëlojtarëve që një ditë më herët se nuk dëshironte të luante ndaj Izraelit.
Portieri 24-vjeçar i Bolton Wanderers nuk ishte aktiv në ndeshjen e së enjtes kundër Kosovës, të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kosova e fitoi atë takim 1-0, falë golit të Vedat Muriqit. Bazunu numëron 22 paraqitje me fanellën e Kombëtares së Irlandës.
Debati rreth kësaj ndeshjeje kishte nisur edhe para takimit të fundit. Në Irlandë janë bërë thirrje për anulimin e përballjeve me Izraelin, ndërsa mbi 160 sportistë irlandezë kanë firmosur një letër të hapur ku kërkohet që ndeshja të mos zhvillohet.
Më herët, The Irish Times raportoi se disa lojtarë të Irlandës ndiheshin “shumë të parehatshëm” për ndeshjet me Izraelin. Në anën tjetër, përzgjedhësi Heimir Hallgrimsson kishte deklaruar publikisht se ekipi duhet ta përmbushë detyrimin për t’i zhvilluar këto përballje.
Federata e Futbollit e Irlandës i ishte drejtuar zyrtarisht UEFA-s në nëntor të vitit të kaluar, duke kërkuar suspendimin e Federatës së Futbollit të Izraelit.
Gjykata Themelore në Pejë njofton se sot (26 tetor) ka pranuar aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Pejë ndaj ish-bashkëshortit të…
Debati për fituesin e Topit të Artë ka marrë një tjetër kthesë, pasi Observatori i Futbollit CIES ka publikuar renditjen…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kritikuar ashpër paketën e masave penale të prezantuar nga qeveria ndaj protestuesve, duke…
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur nga…
Italia përgatitet për një valë të re protestash, të planifikuara për të premten, në kuadër të grevës së përgjithshme të…
Zbatimi zyrtar i "portofolit elektronik" fillon të enjten, që do të thotë se qytetarët do të kenë në celular kartën…