Categories: sport

Përplasje dhe akuza për racizëm pas fitores së Irlandës ndaj Izraelit

Izraeli dhe Irlanda, dy skuadrat që janë në të njëjtin grup me Kosovën në Ligën e Kombeve, janë përfshirë në tensione pas ndeshjes së zhvilluar të dielën në Debrecen, ku Irlanda fitoi me rezultatin 3-0.

Të lidhura

None found

Federata Irlandeze e Futbollit (FAI) ka nisur verifikimet lidhur me pretendimet se sulmuesi Adam Idah është fyer në mënyrë raciste nga një pjesë e tifozëve izraelitë.

Gjatë takimit, mesfushori irlandez Jayson Molumby u kërkoi arbitrave të reagonin ndaj thirrjeve që dëgjoheshin nga tribunat.

Pas përfundimit të ndeshjes, gjyqtarët deklaruan se nuk kishin dëgjuar thirrje raciste. Ndërkohë, UEFA nuk ka hapur një procedurë zyrtare, pasi gjatë sfidës nuk ishte aktivizuar protokolli për raportimin e incidenteve të kësaj natyre.

FAI po grumbullon pamje filmike dhe materiale audio nga ndeshja, me synimin për të përcaktuar nëse ekzistojnë prova për abuzim racist ndaj Idah.

Nëse pretendimet konfirmohen, federata irlandeze ka njoftuar se do t’ia dërgojë çështjen UEFA-s dhe do të kërkojë nisjen e një hetimi.

Tensionet mes dy përfaqësueseve ishin të pranishme edhe para fillimit të sfidës. Futbollistët e Irlandës nuk morën pjesë në përshëndetjen tradicionale me shtrëngim duarsh, ndërsa gjatë ekzekutimit të himnit izraelit qëndruan me kokën të ulur.

Ndeshja u luajt në Debrecen, stadium ku Izraeli po zhvillon ndeshjet si pritës. Përballja e kthimit mes dy ekipeve do të zhvillohet pa tifozë në Serbi, pasi Irlanda, për arsye sigurie, nuk dëshiron të luajë në Dublin.

Vetëm pak ditë më vonë, po në Debrecen, Izraeli do të presë Kosovën. Pas dy ndeshjeve të para të grupit, izraelitët nuk kanë grumbulluar asnjë pikë, ndërsa Kosova ka tri pikë.

Edhe Irlanda, pas suksesit 3-0 ndaj Izraelit, ka arritur në kuotën e tri pikëve dhe mbetet një prej rivaleve të drejtpërdrejta të Kosovës në këtë grup.

të fundit

Stresi merr vendimin, largohet nga rrjetet sociale, ja çfarë njoftoi reperi

Rap-artisti Stresi ka surprizuar ndjekësit me një vendim të papritur, duke njoftuar se do të shkëputet për një periudhë nga…

4 minutes ago

Besian Mustafa mungoi në votimin e deklaratës së Kuvendit për aktgjykimin e Speciales

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar me 99 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Deklaratën lidhur me aktgjykimin e…

9 minutes ago

A do të pësojë ndryshime ligji për Gjykatën Speciale?

Parlamenti i Kosovës miratoi me një shumicë prej 99 votash një deklaratë lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale të Kosovës…

10 minutes ago

VV-ja merr drejtimin e tetë komisioneve parlamentare

Lëvizja Vetëvendosje sot në seancë ka paraqitur emrat e deputetëve që do ta përfaqësojnë grupin parlamentar në komisionet e Kuvendit…

10 minutes ago

Tuchel shpjegon si zemërimi e ndihmon Bellinghamin të japë më të mirën

Thomas Tuchel ka komentuar qasjen intensive të Jude Bellinghamit, pas humbjes 3-2 të Anglisë ndaj Spanjës në “Wembley”.Mesfushori i Real…

12 minutes ago

Emilija Rexhepi takes part in conference on EU enlargement in Tirana

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, e shoqëruar nga ambasadori Skënder Durmishi, po merr pjesë në Konferencën…

22 minutes ago