Categories: sport

Irlanda jep dritën jeshile për përballjen me Izraelin pas votimit të lojtarëve

Futbollistët e Kombëtares së Irlandës kanë votuar që ndeshja ndaj Izraelit të zhvillohet. Pas bisedimeve të gjata, është vendosur që sfida e Ligës së Kombeve të luhet të dielën në Debrecen.

Të lidhura

None found

David Courell, shefi ekzekutiv i Federatës Irlandeze të Futbollit (FAI), bëri të ditur se një prej lojtarëve kishte shprehur shqetësime të shtunën në mëngjes dhe po shqyrtonte mundësinë për t’u larguar nga grumbullimi.

Debati në Irlandë është nxitur nga ofensiva ushtarake izraelite në Gaza, ndërsa kundërshtimet për zhvillimin e ndeshjeve kundër Izraelit kanë qenë të forta. Në korrik, Federata Irlandeze organizoi një votim pas protestave për bojkotimin e këtyre sfidave. Rezultati ishte 75 vota pro dhe 32 kundër, duke i hapur rrugë vazhdimit të pjesëmarrjes së Kombëtares.

Një vendim për të bojkotuar ndeshjen mund ta ekspozonte federatën ndaj sanksioneve të UEFA-s, si dhe ndaj humbjeve të mëdha financiare.

Shqetësimet ishin shprehur edhe nga vetë lojtarët. Mesfushori Jason Knight kishte thënë: “Nuk mendoj se ndeshja duhet të zhvillohet domosdoshmërisht, por ajo po zhvillohet”.

Përplasjet dhe diskutimet mes futbollistëve, stafit teknik dhe drejtuesve të federatës sollën shtyrjen e konferencës për shtyp dhe të seancës stërvitore të Irlandës të shtunën. Sipas Courell, në përfundim shumica e qartë e lojtarëve votoi në favor të zhvillimit të ndeshjes.

Përzgjedhësi Heimir Hallgrimsson kishte deklaruar më herët: “Ne nuk po luajmë me gjenocidin, po luajmë kundër gjenocidit. Po luajmë kundër Izraelit dhe nuk po luajmë me Izraelin”.

Federata Izraelite e Futbollit iu përgjigj trajnerit islandez, duke e cilësuar deklaratën e tij si shfaqje të “injorancës, hipokrizisë dhe marrëzisë”.

Ndeshja do të zhvillohet pa ceremoninë tradicionale të shtrëngimit të duarve

Hallgrimsson e përshkroi situatën si “të jashtëzakonshme” dhe tha se synimi ishte “minimizimi i dëmit”.

Courell konfirmoi se para fillimit të takimit nuk do të ketë shtrëngim duarsh mes lojtarëve të Irlandës dhe atyre të Izraelit. Gjithashtu, dy skuadrat nuk do të shkëmbejnë flamujt sipas traditës.

Lojtarët irlandezë pritet të mbajnë shirita të zinj në krah, në kujtim të personave që kanë humbur jetën në konfliktin Izrael-Gaza.

Pas duelit në Debrecen, Irlanda do të luajë në shtëpi ndaj Austrisë në Dublin të enjten. Të dielën pasuese, ajo do të përballet përsëri me Izraelin, këtë herë në Serbi.

RTE do t’i transmetojë drejtpërdrejt të dyja ndeshjet ndaj Izraelit, me qëllim përmbushjen e detyrimeve kontraktuale. Megjithatë, transmetimet nuk do të shoqërohen me reklama, komentim, analiza nga ekspertët apo analizë gjatë pjesës së parë./

të fundit

Protesta studentore, PD në Komisionet Parlamentare: Kriza zgjidhet vetëm me largimin e Ramës

Deputetët e Partisë Demokratike në të gjitha Komisionet Parlamentare që kanë zhvilluar këtë të hënë kanë mbajtur një qëndrim, në…

4 minutes ago

Salihaj: Qasja e Serbisë ndaj Kosovës dhe Rusisë do të zbulojë nëse vendi po ndryshon

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Salihaj, ka komentuar zhvillimet politike në Serbi dhe ndikimin e mundshëm të tyre në…

10 minutes ago

Mustafa Dauti: In two years, Customs has seized around 400 kg of drugs, 5 kg of gold and more than 2 million euros

Zv.drejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut Mustafa Dauti, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo me të cilin…

12 minutes ago

Filipçe: Vučić’s fall is weakening the Balkan criminal network and will affect ties with Mickoski

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se oktapodi kriminal në Ballkan po shembet pas…

13 minutes ago

President Shiroka Pula meets Emilija Rexhepi, with the rights of non-majority communities in focus

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi. Sipas njoftimit në…

14 minutes ago

Assembly to meet on Thursday, with the budget and the Bureau for asset confiscation on the agenda

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se seanca e rregullt plenare do të mbahet të…

14 minutes ago