Pas daljes nga Kupa e Botës, Patrik Schick mbyll rrugëtimin me Kombëtaren e Çekisë në moshën 30-vjeçare

Patrik Schick nuk do të jetë më pjesë e ekipit kombëtar të Çekisë, pasi sulmuesi çek vendosi t’i japë fund karrierës ndërkombëtare pas eliminimit të vendit të tij nga Kupa e Botës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë 30-vjeçari në rrjetet sociale, ku njëkohësisht nënvizoi se futbolli çek ka nevojë për transformime të thella në të ardhmen.

Të lidhura

None found

“Ishte një udhëtim plot emocione, gëzime dhe zhgënjime, fitore dhe momente të vështira. Gjithmonë kam dhënë më të mirën time për ekipin kombëtar dhe jam përpjekur ta përfaqësoj vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka shkruar Schick.

Ndonëse largohet me krenari për atë që ka dhënë me fanellën e përfaqësueses, ai nuk e fshehu shqetësimin për situatën aktuale të futbollit çek dhe rrugën që duhet të ndjekë ai në vazhdim.

“Futbolli çek mund dhe duhet të bëjë shumë më mirë sesa ka treguar në vitet e fundit. Duhet të përballemi me të vërtetën dhe të ndryshojmë shumë gjëra që nuk funksionojnë në planin afatgjatë”, theksoi ai. “Nuk po e them këtë nga zemërimi apo zhgënjimi, por sepse më intereson futbolli çek”, shtoi sulmuesi në mesazhin e tij të lamtumirës.

Schick e përfundon karrierën me kombëtaren e Çekisë me 56 paraqitje dhe 26 gola.


matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingholiganbetgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetgrandpashabetpiabellacasinojojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet