Edhe pse jo me lehtësi, Reali e ka mundur 3-1 Alcoyanon për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Kupës së Mbretit.
Reali gjeti golin e epërsisë në minutën e 39’, pasi Militao shënoi me kokë.
Në pjesën e dytë, në minutën e 66’, Vega i befasoi mysafirët me disa lëvizje të bukura në zonën e Realit për të shënuar një gol të bukur me të majtën, duke barazuar gjithçka në këtë takim.
Nuk vonoi shumë dhe reagoi Reali.
Fillimisht për 2-1 ka shënuar Marco Asensio në minutën e 77’, ndërsa në atë të 79’ ka realizuar Isco për 3-1, spanjolli ishte inkuadruar në fushë në pjesën e dytë.
Kjo është një fitore për të rikthyer besimin te Los Blancos, pas humbjes me Getafen, ndërsa pas një jave do të ketë përballjen me Barcelonën për Superkupën e Spanjës. /albeu.com