Pas barazimit me Vllazninë, Elbasani mohon akuzat për dhunë: Sillni faktet dhe provat

AF Elbasani ka reaguar pas tensioneve që shoqëruan përfundimin e ndeshjes së mbrëmshme ndaj Vllaznisë. Takimi u mbyll në barazim 1-1, ndërsa situata u përshkallëzua pas përfundimit të lojës.

Klubi “verdheblu” i cilëson të pabazuara pretendimet për një sulm fizik ndaj Emiljano Mustës dhe mohon përfshirjen e çdo anëtari të stafit apo personi nën përgjegjësinë e tij në ushtrimin e dhunës.

Të lidhura

None found

Elbasani u ka bërë thirrje të gjitha palëve që kanë ngritur akuza të paraqesin prova, fakte ose pamje filmike që i mbështesin ato, duke theksuar se nuk do të qëndrojë i heshtur përballë pretendimeve të tilla.

Në lidhje me pretendimet e publikuara pas ndeshjes AF Elbasani – KF Vllaznia, klubi deklaron se hedh poshtë në mënyrë kategorike çdo akuzë për shkelje të procedurave të organizimit të një ndeshjeje pa praninë e tifozëve, si edhe çdo pretendim për dhunë ndaj lojtarëve apo përfaqësuesve të skuadrës kundërshtare.

AF Elbasani thekson se as klubi, as stafi dhe as personat nën përgjegjësinë ose jo të tij nuk kanë ushtruar asnjë formë dhune. Sipas klubit, incidenti i dhunshëm i ndodhur pas ndeshjes është evidentuar dhe dënuar publikisht edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit përmes reagimit të saj zyrtar.

Klubi bën me dije se, në bashkëpunim me kompaninë e sigurisë dhe përfaqësuesit e Policisë së Shtetit, ka zbatuar me përpikëri masat dhe procedurat e nevojshme për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e takimit.

“Ftojmë çdo palë që ka ngritur akuza ndaj klubit tonë të paraqesë fakte, prova apo materiale filmike konkrete që vërtetojnë pretendimet e bëra. Nëse paraqitet një provë për shkelje, klubi do të ndërmarrë menjëherë masat përkatëse”, thuhet në deklaratë.

AF Elbasani nënvizon se nuk do të pranojë akuza të pabazuara dhe se nuk do të lejojë përdorimin e emrit të klubit për të zhvendosur përgjegjësinë për ngjarje që, sipas tij, nuk janë shkaktuar prej Elbasanit.


Shtuar 30.08.2026 10:47

sultanbeyli escortiptvmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibommarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetpusulabetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet girişJojobetMarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis giriş