Një moment të sikletshëm ka pasur partnerja e Lionel Messit, Antonela.
Në fitoren e fundit të Inter Miami, Antonela hyri në fushë për t’iu bashkuar festimeve dhe kërkoi të shoqin për ta uruar.
Mirëpo, ajo e ngatërroi atë dhe iu afrua shokut të tij, Jordi Albës me duar shtrirë gati për ta përqafuar e puthur, duke kuptuar vetëm pak çaste më pas se nuk ishte burri i saj. Dyshja u përqafuan me duke qeshur dhe e kaluan me sportivitet situatën.
Videoja është bërë virale dhe ka shkaktuara shumë të qeshura te njerëzit.
Antonella thought Jordi Alba was Messi ??? pic.twitter.com/hRoDwBtP0Q
— Sara ? (@SaraFCBi) August 26, 2023