Vetëm pak minuta më para, Partizani bëri me dije se Victor Da Silva nuk do të jetë më lojtar i “Demave” , i cili ishte një lajm jo pak befasues. Palët kanë ndërprerë me mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre.
Por kjo nuk e ka ndalur brazilianin që të nënshkruajë kontratën e re. Da Silva ka firmosur me agjencinë e transferimeve “Ama Solution”. Agjenti, Arbi Laçi bën goditjen e radhës, duke marrë në menaxhim një tjetër lojtar të njohur të Superiores.
“Gati për marrëveshjen e radhës! Victor Da Silva, ish-lojtari i Partizanit është pjesë e Agjenicsë AMA. Së shpejti…”, shkruan agjencia menaxheriale në Instagram.