Da Silva firmos në Uzbekistan, ja shuma e majme që do të përfitojë braziliani

Me Partizanin fitoi titullin kampion, por nuk arriti të shijonte Superkupën, pasi e larguan pa u mbyllur pjesa e parë e sezonit. Pikërisht bëhet fjalë për sulmuesin brazilian Viktor Da Silva, i cili para disa ditësh për “Panorama Sport” sqaroi se “divorcin” ia dhanë me një “SMS”.

Por mesa duket Partizani i ka bërë nderë brazilianit, pasi ai ka gjetur një destinacion të ri dhe fitimprurës. Uzbekistani është përfolur si destinacioni i ri për Da Silvën dhe “Panorama Sport” së fundmi ka mësuar edhe emrin e klubit ku pritet që të prezantohet ish-futbollisti i Partizanit.

Mësohet se 28-vjeçari ka firmosur me nënkampionët e Uzbekistanit, FC Nasaf Qarshi, dhe pritet që të përfitojë rreth 200 mijë euro në sezon. /PanoramaSport/


Shtuar 25.12.2023 16:42