Partizani kërkon mbështetjen e tifozëve në derbi, ul çmimin e biletave

Pas humbjes ndaj Vllaznisë në Shkodër, Partizani e ka shumë të nevojshme t’u rikthehet rezultateve pozitive duke filluar që nga derbi i të hënës në mbrëmje ndaj Dinamos, i vlefshëm për javën e 13-të të kampionatit.

Por për ta bërë këtë të kuqtë kanë nevojë të kenë një mbështetje sa më të madhe nga tifozët e tyre në shkallët e Air Albanias, teksa klubi i kuq për sfidën ndaj Dinamos ka vendosur të ulë edhe çmimin e biletave krahasuar me sfidat e tjera të rëndëisshme të këtij kampionati, në çdo sektor të stadiumit.

Kështu një biletë në tribunën VIP kushton vetëm 2000 lekë të reja, në tribunën për karshi në çdo sektor të saj 1000 lekë të reja dhe në tribunat prapa porte një biletë nga 500 lekë që ka qenë më parë është ulur në 300 lekë.


Shtuar 11.12.2021 14:36