Partizani fiton derbin me Dinamon dhe ngjitet në vendin e 3

Dy gola të Tedi Carës dhe dhe një i Stenio Junior ngjisin Partizanin në vendin e tretë dhe zhysin përfunimisht Dinamon. Në derbin e kryeqytetit nuk pati histori, të kuqtë dominuan dhe kaluan me lehtësi “nëndetësen” që regjistron një tjetër humbje dhe tashmë pret vetëm të mësojë datën kur matematika do ta dënojë përfudnimisht me rikthimin në të Parën.

Ndeshje e drejtuar kryesisht nga skuadra e Mehmetit në kryeqytet ku Dinamo nuk tregoi aspak dëshirë e forcë për të reaguar ndaj sulmeve të të kuqve që bëjnë kështu një hap shumë të madh në duelin për një biletë në zonën europiane.

46 pikë për ekipin kryeqytetas që ka rikuperuar shumë terren gjatë dy fazave të fundit, ndërsa Dinamo në vendin e 9 me 23 pikë tashmë pret vetëm ndeshjen e Egnatias për të mësuar nëse duhet të shpresojë ende.


Shtuar 29.04.2022 19:38