Paredes: Juve një ekip ëndërrash

Leandro Paredes kishte ndarë mendjen tash e sa kohë për kalimin te Juventus.

Mesfushori argjentinas është larguar nga PSG gjatë orëve të fundit të merkatos, për të kaluar në Serie A.

Paredes i është bashkuar Juves, dhe në fjalët e tij të para si lojtar i ‘Biankoneri’, ka thënë se mendja e tij ishte vetëm te Juve dhe s’kishte alternativë tjetër.

“Jam vërtetë i lumtur të jem këtu, është klub që e kam dashur gjithmonë, kështu që jam i lumtur”, ka thënë Paredes.

“Juve është skuadra e ëndrrave të mia. Kisha mundësinë që vite më parë t’i bashkohesha, dhe nuk desha ta humb prapë mundësinë. I thash familjes dhe shokëve: është Juve ose asgjë”, ka shtuar lojtari.

Paredes do ta ndihmojë Allegrin në repartin e mesfushës ku aktualisht skuadra ka disa mungesa.

Shtuar 1.09.2022 18:32