Paralajmërohet largimi i Pogbas nga United

Mesfushori Paul Pogba përfundimisht do të largohet nga skuadra e Manchester United. E largimin e francezit, e ka paralajmëruar agjenti i tij, Mino Raiola por që nuk ka dhënë shumë detaje.

Raiola ka thënë se muajin tjetër është i hapur çdo opsion për Pogban, të cilit nuk i mungojnë ofertat nga klubet tjera të mëdha të Evropës.

28-vjeçari ka kontratë me Unitedin deri në fund të këtij sezoni, por që nuk dëshiron ta rinovojë përkundër përpjekjeve të klubit anglez për ta bindur të qëndrojë në “Old Trafford”.

“Është herët të flitet për kontratën e Pogbas. Të presim se çfarë do të ndodhë, pasi dhjetori është muaji duhet për të ëndërruar”, ka thënë Raiola.

Pogba këtë edicion ka shtatë asistime në 13 ndeshje për Manchesterin kurse interesim për shërbimet e tij, tashmë kanë shfaqur Juventusi, Real Madridi e Paris Saint-Germaini.


Shtuar 17.11.2021 16:14