Panik për djalin e Schumacher, aksidentohet dhe bllokohet në makinë (VIDEO)

Me një shpejtësi pothuajse me 250 km në orë ishte përplasja e Mick Schumacher në pistën e Jedahh në Arabinë Saudite.

Momente shumë të frikshme për pilotin gjerman të skuadrës Haas ku në provat zyrtare të çmimit të madh të Arabisë Saudite, djali i legjendës Michael Schumacher është përplasur fort me muret mbrojtëse teksa u bllokua në makinë disa momente.

Pas disa minutash dhe me ndërhyrjen e shpejtë të shërbimit mjekësor ai u nxorr nga makina dhe sipas raportimeve të para ai ishte koshient kur u fut në ambulancë.

Priten axhornime të tjera mbi gjendjen e tij por duket se e keqja ka kaluar.


Shtuar 26.03.2022 19:31