Pandemia çon “gropë” financat e Tottenham

Klubet e futbollit në të gjithë Evropën vazhdojnë të regjistrojnë humbje tw mwdha, të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit, shumica kohwn kur ndeshjet luheshin pa tifozë në tribuna.

Tottenham, një nga klubet më të forta dhe më të qëndrueshme në Premier League, ka njoftuar zyrtarisht publikun se në sezonin 2020/21, kur u luajt pa tifozë në tribuna, regjistroi një humbje prej 95 milionë eurosh.

Tottenham fitonte 2.3 milionë euro në ditën e ndeshjeve sezonin e kaluar dhe fitimet vjetore nga ndeshjet ishin rreth 112.3 milionë euro.

Përveç kësaj, klubi u ndikua fuqishëm nga anulimi i të gjitha ngjarjeve të tjera të organizuara nw stadiumin e Tottenham, pwr ndërtimin e të cilit klubi shpenzoi 1.4 miliardë euro.

Në një farë mase, është një minus shumë i madh që mbulohet nga rritja e të ardhurave nga paratë e fituara nga TV, por klubi nuk mund ta mohonte faktin që borxhi i tij total u rrit nga 119 milionë në 839 milionë euro, brenda vetëm një viti.


Shtuar 24.11.2021 13:09