Pamjet po bëhen virale, shihni simulimin më të shëmtuar në historinë e futbollit (VIDEO)

Son ishte protagonist në fitoren e djeshme të Tottenham ndaj West Ham, por sulmuesi është duke u përfolur shumë në internet për gjestin e tij të shëmtuar që bëri në fushën e lojës.

Kur sulmuesi i Spurs ishte drejtuar për te këndi që të ekzekutonte një goditje këndore, Zouma i West Ham goditi topin në drejtim të këmbës së Son me një fuqi shumë të lehtë.

Në këtë moment, Son rrëzohet në tokë sikur topi e kishte goditur atë fortë. Simulimi i pastër dhe i turpshëm nga një lojtar si Son, u bë me shpejtësi virale në internet./ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.03.2022 16:58