Pamje virale dhe të shëmtuara, trajneri i Izraelit godet me shuplakë lojtarin e tij (VIDEO)

Zhgënjimi i Guy Luzon me Ziv Morgan u kthye në një shuplakë, pasi mbrojtësi po merrte udhëzimet nga trajneri dhe vazhdoi ta bënte edhe pas shuplakës.

Izraeli priti Irlandën për play-off e Euro 2023 U21 dhe trajneri Guy Luzon mori vëmendjen për një reagim të asëhpër ndaj djaloshit. Trajneri i kombëtares dhe ish-trajneri i Standard Liege, Maccabi Haifa dhe Beitar, ndër të tjera, i bëri vërejtje një prej lojtarëve të tij gjatë një ndërprerje në ndeshe, por ai doli nga vetja.

Zemërimi i tij ndaj Ziv Morgan u kthye në një shuplakë, me qendërmbrojtësin që nuk reagoi dhe vazhdoi të dëgjonte britmat e trajnerit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.09.2022 12:07