Në mënyrën më tragjike, një futbollist në Indonezi ka humbur jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë një ndeshje të së shtunës pasdite.
Video tronditëse kapi momentin kur 35-vjeçari Septain Raharja u rrëzua në stadiumin Siliwangi në Bandung, Java Perëndimore, teksa luante në një ndeshje miqësore mes 2 FLO FC Bandung dhe FBI Subang.
Sipas raportimeve, futbollisti ishte ende i vetëdijshëm pasi u godit nga rrufeja dhe u dërgua me urgjencë në një spital lokal, por vdiq pak kohë më vonë.
Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, ku fansat dhe lojtarët shprehin ngushëllimet e tyre për humbjen e 35-vjeçarit. /AlbEu.com/