Pamje qesharake dhe virale në Bullgari, nuk keni parë ndonjëherë vonesë loje si kjo (VIDEO)

Shpesh kemi ndeshur pamje nga më të ndryshmet në futboll të cilat janë bërë virale.

Pamjet e mëposhtme vijnë nga kategoria e tretë e futbollit në Bullgari, ku ekipi vendas i Balkan Botevgard është duke fituar me rezultatin 2-1 ndaj Belasita.

Një lojtar i ekipit vendas dëmtohet në minutën e 94-të, dhe dy mjekët e ekipit vijnë për ta marrë me barrel. Ata bëjnë të pamundurën për të vonuar lojën, dhe kështu hedhin në tokë lojtarin e tyre të “dëmtuar”. Pasi e vendosin përsëri në barrelë, njëri nga mjekët rrëzohet duke krijuar skena qesharake.

Pamjet kanë filluar të bëhen virale dhe kanë thyer rrjetet sociale./h.ll/albeu.com

Shtuar 2.05.2022 21:28