Pak orë nga ndeshja me Man City-n, Ferguson viziton lojtarët e PSG-së (FOTO LAJM)

Trajneri i njohur, Sir Alex Ferguson ka vizituar lojtarët e Paris Saint-Germain në hotelin ‘Lowry’.

Legjenda e Manchester Unitedit vizitoi futbollistët dhe pronarin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, pak para ndeshjes së dytë gjysmëfinale në UEFA Champions League kundër Manchester Cityt.

79-vjeçari ndoshta i ka dhënë këshilla lojtarëve dhe trajnerit të PSG-së, Pochettino se si të mposhtet klubi i Cityt.

Kujtojmë që ekipi i Pep Guardiolas arriti fitore 2 me 1 në ‘Parkun e Princave’. Sonte nga ora 21:00 në ‘Etihad’ zhvillohet ndeshja e dytë.


Shtuar 4.05.2021 14:53