Pas fitimit të Kupës së Botës me Argjentinën, Nicolas Otamendi është një nga lojtarët më të spikatur të Benfica-s, mbi të gjitha sepse në mungesë të rinovimit, ai mund të largohet nga portugezët me parametra 0 në qershor.
Pas kthimit në Lisbonë në orët e fundit ai u ndalua nga gazetarët portugez në aeroport por përgjigja e tij e vetme për situatën e merkatos që mund ta përfshijë së shpejti ishte kjo,- “Jam i lumtur, tani jam i fokusuar vetëm te Benfica”.
Një koment ky pa informacion, mes shumë thashethemeve që e shohin atë mes protagonistëve të dy sezoneve të ardhshme të transferimeve. /albeu.com