Largimi i David Ospinës në Arabinë Saudite ka lënë Napolin pa një nga referencat e tyre në portë dhe tani ata po kërkojnë një zëvendësues që mund të konkurojë me Meret.
Janë të shumtë emrat që drejtuesit sportivë kanë në tavolinë, por ai që tingëllon më shumë në orët e fundit është Kepa Arrizbalaga.
Basku për asnjë moment nuk ka arritur të bindë Tuchel dhe është një lojtarët që Chelsea shpreosn ta largojë sa më shpejt.
Nga Londra e dinë që është e pamundur të rikuperohen 80 milion eurot e investuara tek ai dhe zgjidhja më i mirë për momentin është që ai të largohet në formë huazimi për të rikuperuar një pjesë të vlerës.
Sipas TodoFichajes, Napoli përfitoi nga negociatat për Koulibaly për të piketuar emrin e Kepa./albeu.com