Osimhen përmbys i vetëm Udinesen, Napoli në vendin e parë bashkë me Milanin (VIDEO)

Napoli ka arritur të marrë një fitore me përmbysje ditën e sotme përballë Udineses në Maradona Stadium.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me anë të ish-lojtarit të Milanit, Deulofeu i cili realizoi në minutën e 22-të. Pjesa e parë ishte intensive nga të dyja ekipet por në dhomat e zhveshjes shkuan me rezultatin 0-1 për Udinesen.

Në pjesën e dytë, ekipi i Spalletit u fut në fushën e lojës me një qëllim të vetëm, përmbysjen e rezultatit.

Dhe kështu filloi të ndodhte, ku në minutën e 52-të ishte Osimhen i cili barazoi shifrat pas një asistimi nga Ruiz. Nuk kaluan shumë, ku në minutën e 63-të Osimhen shënon përsëri duke përmbysur rezultatin e vendosur nga Udinese në pjesën e parë.

Napoli provoi disa herë por nuk e gjeti golin e tretë. Në minutën e 83-të, Mari braktis fushën e lojës pasi mori një karton të kuq dhe Udinese pjesën e mbetur të lojës e zhvilloi me 10 lojtarë duke humbur kështu shpresat për një barazim të mundshëm.

Napoli tashmë me këtë fitore barazon Milanin me pikë (63 pikë) dhe renditen të dyja në vendin e parë momentalisht, pasi në darkë Milan do të jetë mike në shtëpinë e Cagliarit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 19.03.2022 16:57