Orari i ndeshjeve të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve

Sot është mbajtur ceremonia e hedhjes së shortit të Ligës së Kampionëve për sezonin 2021/22, ku 32 skuadra nga Evropa kanë mësuar kundërshtarët e tyre në fazën e grupeve.

Sezoni i ri 2021/22 i Ligës së Kampionëve do të jetë tejet interesant për futbolldashësit, ku do të kemi përballje si Manchester City me Paris Saint-Germain, Atletico Madrid kundër Liverpoolit, Barcelona do të kërkoj hakmarrje kundër Bayern Munich dhe kampioni aktual Chelsea do të zhvillojë ndeshje kundër Juventusit.

Grupi B, në të cilin gjenden gjigandët si Liverpooli, Milani, Atletico Madridi dhe Porto, konsiderohet të jetë “Grupi i Vdekjes”.

Sezoni i ri 2021/22 i garës më të madhe evropiane do të filloj me datën 14 gusht kur edhe do të zhvillohet xhiroja e parë.

Orarin e plotë të ndeshjeve të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve e gjeni më poshtë.

14/15 shtator: Faza e grupeve – xhiroja e parë

28/29 shtator: Faza e grupeve – xhiroja e dytë

19/20 tetor: Faza e grupeve – xhiroja e tretë

2/3 nëntor: Faza e grupeve – xhiroja e katërt

23/24 nëntor: Faza e grupeve – xhiroja e pestë


Shtuar 27.08.2021 12:02