Olise pritet të qëndrojë te Bayern këtë verë, pavarësisht kërkesës së Real Madridit

Michael Olise nuk pritet t’i bashkohet Real Madridit gjatë kësaj vere, edhe pse klubi mbretëror dhe presidenti i tij, Florentino Perez, po insistojnë për transferimin e sulmuesit francez.

Të lidhura

None found

Gazetari gjerman Christian Falk, duke iu referuar burimeve të tij të brendshme, raporton se mundësia që Olise të largohet nga Bayern Munich këtë verë është zero, pavarësisht interesimit të Real Madridit.

Megjithatë, Los Blancos mund të kenë një shans në verën e ardhshme, në rast se Olise vendos të mos e rinovojë kontratën e tij. Në një situatë të tillë, Bayern mund të detyrohet të përfitojë nga shitja e tij.

Raportohet se anësori francez e konsideron Real Madridin si destinacionin e ëndrrave të tij. Sidoqoftë, pesha e Bayernit në këtë çështje dhe shuma e lartë që bavarezët pritet të kërkojnë për kartonin e tij e bëjnë thuajse të pamundur një largim gjatë verës.

Florentino Perez e ka Olisen objektivin e tij të ëndrrave për një transferim galaktik. Presidenti i Los Blancos ka mbetur i impresionuar nga rritja e shpejtë e lojtarit te Bayern, si edhe nga paraqitjet e tij të shkëlqyera në Kupën e Botës.


MatbetjojobetJojobetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş