Lindon Selahi është duke marrë një lumë ofertash, pasi fitoi si titullin kampion ashtu edhe Kupën e Kroacisë me skuadrën e Rijekës.
Së fundmi, për mesfushorin shqiptar raportohet interes nga disa klube belge.
Selahi ka lindur në Belgjikë dhe ka luajtur me përfaqësuesen U-16 të këtij vendi, para se të vendoste të përfaqësonte Shqipërinë.
Karriera e tij nisi pikërisht te klubi belg Standard Liezh.
26-vjeçari po kërkohet gjithashtu nga disa ekipe në Holandë. Ndërkohë, edhe Hajduk Split ka shfaqur interes për mesfushorin, i cili është aktualisht lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Rijekën.