Ofertë tunduese nga pronarët e Newcastle, Zidane merr vendimin

Miliarderët e rinj të Newcastle janë në hall. Drejtuesit kanë miliona dhe bëjnë oferta tunduese por nuk po gjejnë trajnerin e duhur për skuadrën që kanë pak ditë që kanë marrë në pronësi.

Fillimisht ishte Brendan Rodgers i cili ka refuzuar ofertën e tyre ndërsa tani është radha e Zinedine Zidane.

Francezi nuk po nxiton të kthehet në stol dhe po shijon një pushim të merituar, pas përfundimit të përvojës së tij të dytë si menaxher i Real Madridit. Zidane sipas Daily Mirror, do të kishte refuzuar propozimin e Newcastle ambicioz, i cili ka ndryshuar pronësinë dhe po kërkon profilin e duhur për të udhëhequr ekipin drejt horizonteve të reja.

Zizou ka vetëm një qëllim: të zëvendësojë Didier Deschamps në stolin e Francës, por ai është gjithashtu gati për një thirrje të mundshme të Paris Saint-Germain, në rast të dështimit të Mauricio Pochettino.

Ndaj dhe oferta tunduese me një page të majme që kalon 10 mln Euro në vit dhe buxhet stratosferik për merkaton është refuzuar nga Zinedine Zidane.


Shtuar 15.10.2021 22:20