Ofertat për Alen Sherrin nuk mungojnë, por Cagliari nuk lëshon pe për portierin shqiptar

Performancat bindëse të Alen Sherrit me fanellën e Kombëtares shqiptare në ndeshjet miqësore kundër Izraelit dhe Luksemburgut kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve gjatë këtij afati kalimtar veror.

Të lidhura

None found

Sipas informacioneve të siguruara nga “Newsport.al”, Amedspor, skuadra që sezonin e ardhshëm do të garojë në elitën e futbollit turk, ka shfaqur interes konkret për portierin 28-vjeçar. Trajneri Besnik Hasi e dëshiron me çdo kusht lojtarin në skuadrën e tij, por drejtuesit e Cagliarit nuk kanë pranuar asnjë propozim të paraqitur deri më tani.

Përveç ofertës nga Turqia, për ish-portierin e Egnatias ka pasur sinjale edhe nga kampionatet e Danimarkës dhe Austrisë. Megjithatë, klubi italian i Serie A mban një qëndrim të prerë për të mbajtur në ekip talentin e përfaqësueses shqiptare.

Një tjetër skenar që mund të ndikojë në të ardhmen e Sherrit lidhet me situatën e Elia Capriles. Nëse ky i fundit vendos të largohet nga Cagliari, atëherë do t’i hapeshin mundësi më të mëdha shqiptarit për të pasur hapësira në formacion. 28-vjeçari pritet të vlerësojë me kujdes lëvizjet e klubit dhe më pas të konsiderojë ndonjë ofertë alternative.


holiganbetJojobetPusulabet girişHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetcasibomGrandpashabet