Oferta e bujshme e PSG-së për Messin, Koeman: Nuk më intereson, për mua ta mbylli karrierën këtu

Mbrëmjen e djeshme, shtypi brazilian raportoi për një propozim nga Paris Saint-Germain për Lionel Messi.

I lirë në fund të sezonit, sulmuesi argjentinas mund të nënshkruajë ku të dëshiroi nëse nuk rinovon me Barcelonën në javët e ardhshme.

Në një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Granadën, trajneri i blaugranëve, Ronald Koeman, u kthye të flasë për interesimin e skuadrës franceze.

Duke mos dashur të humbasë Messin, tekniku holandez ka treguar mosmarrëveshjen e tij me largimin e Lionel Messi tek PSG: “Unë nuk jam i interesuar. Nuk e di nëse kjo është e vërtetë. Shpresoj që Leo të qëndrojë me ne. Për mendimin tim, ai duhet ta përfundojë karrierën këtu, pasi ka luajtur gjith jetën për këtë klub. Por në fund të fundit është një vendim që i takon Leo-s ta marrë. Nuk jam aspak i shqetësuar,  mendoj vetëm të fitoj nesër ”. Mesazhi kaloi. Mbetet të shihet se çfarë kthese do të marrë operacioni i Messit nga tani e tutje.


Shtuar 28.04.2021 17:01