Martin Odegaard u cilësua si pasardhësi i Ozil. Për këtë ai tha se është një kompliment i madh për të.
Martin Odegaard po kalon në një periudhë shumë të mirë te Arsenali, atë kanë filluar ta krahasojnë me ish-lojtarin e ‘Gunners’ Mesut Ozilin.
Ai tha se nuk e pëlqen ta krahasojnë me ndonjë lojtar, por se është një kompliment i madh për të, pasi ai ishte lojtari i preferuar i tij.
“Unë nuk jam adhurues i krahasimeve me lojtarët e tjerë, po e marr si një kompliment të madh. Ai ishte një lojtar që e kam parë shumë. Ishte një nga të preferuarit e mi kur isha më i ri”, ishin fjalët e Odegaard, përcjell lajmi.net.
Në 23 ndeshje të zhvilluara në Premier Ligë, norvegjezi ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar tri asistime.