sport

“Objektivi për të qenë pjesë e EURO 2024 është real”, Duka pas shortit: Shmangëm ekipe të mëdha

Menjëherë pas hedhjes së shortit të EURO 2024 nga Gjermania për “Supersport” ka folur edhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka.

Duka e ka cilësuar të pranueshëm shortin e Euro 2024 që vendosi Shqipërinë në Grupin E përkrah Polonisë, Republikës Çeke, Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Të lidhura

None found

“Të gjitha skuadrat janë të mira, mund të ishte më keq. Short i pranueshëm, nëse Grupi B dhe C ishin vërtetë grupe shumë të vështira duke pasur parasysh skuadrat. Në grupin tonë janë ndeshje që mund t’i luash, padyshim që janë ekipe të forta të gjithë. Por mund ti luash e bësh çdo rezultat, është real objektivi për të qenë pjesë e EURO 2024.

E ardhmja e Rejas? Sot jemi për shortin e pastaj do të bisedojmë për vazhdimin, siç kemi biseduar gjithmonë me trajnerin për të gjithë vendimet që kemi marrë. Do të diskutojmë për të mirën e Shqipërisë dhe jo për të mirën e çdo individi qoftë Reja apo kushdo tjetër.

Nuk mund të mendosh nga shorti që jemi kualifikuar apo eliminuar, duhet të mendosh nga ekipi në fushe, si të përgatitësh ndeshjen e si të përfundosh. Kur kemi parë shortin e 2016 kemi menduar se ishte grup i pakalueshëm por rezultoi grupi më i kalueshëm në historinë e Shqipërisë. Nëse futbollistët apo do të mendojnë se ky është grup i lehtë, do të bëjnë më keq se eliminatoret paraardhëse. Duhet të mendojnë se është grup i fortë se Polonia është pjesëmarrëse në Europiane, Çekia gjithashtu, Ishujt Faroe morën rezultat me Turqinë, Moldavia është një ekip i mirë. Të gjithë janë skuadra të forta e duhet të bësh mirë që të arrish objektivin.

Konsiderojnë dy skuadrat poshtë me diferencë cilësore në krahasim me Poloninë dhe Çekinë, por po të ishin pak më të forta do të ishin pak më mirë me ne. Ata do të kërkojnë të bëjnë pikë dhe objektivi i tyre do të jetë Shqipëria dhe jo ata sipër. Ekipe më të forta do të kishte më shumë mundësi për të marrë pikë ndaj ekipeve më sipër.

Grupi me 5 është më pak impenjativ, nuk është se kam ndonjë pishman, pse nuk patëm ndonjë skuadër të 6 qoftë edhe për përfitim financiar. Ato ditë do të plotësohen me ndeshje miqësore dhe do të jemi me të njëjtin intensitet. Por nuk luhet më me të njëjtën frekuencë si zyrtare. E dëshiroja para shortit që të ishim në një grup me 5”, tha Duka

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

2 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

2 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

3 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

3 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

3 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

3 hours ago