sport

Duka: Lojtarët të harrojnë shortin, të mendojnë për Euro 2024

Presidenti i FSHF, Armand Duka foli në Supersport për të komentuar rreth shortit të Nations League, aty ku Shqipëria do të luajë në Grupin 1 të Ligës B së bashku me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Numri një i Federatës theksoi se do të preferonte Anglinë në vend të Çekisë ndërsa ftoi lojtarët e kombëtares të mendojnë fillimisht për Europianin dhe më pas për Nations League.

Të lidhura

None found

Shorti? “Janë skuadra të të njëjtit nivel sportiv, i pranueshëm. Janë skuadra të mira, por nuk mund të thuhet se do të ishim më mirë në një grup tjetër. Jemi një grup i balancuar, i vështirë për t’u parashikuar fitues. Grup interesant.

Nëse do të kisha zgjedhur me dorë mund të kishte ndryshime, nuk doja Çekinë. Janë të fortë dhe e kemi provuar, do të më pëlqente pse jo Anglia. Është kënaqësi kur luan kundër të mëdhave dhe fiton eksperiencë.

Ajo që dua dhe që i bëj thirrje futbollistëve është që le të mos mendojmë shumë për këtë short, edhe pse do ta marrim seriozisht, por duhet të përqëndrohemi në Europian. futbollistët duhet ta shijojnë Europianin, ashtu edhe tifozët. Spanja, Kroacia dhe Italia ishin në Ligën A dhe ne ato i kemi në grupin e Europianit”.

Kur konfirmohet Sylvinho apo keni ndonjë plan B? “Nuk ka asnjë plan B, nuk e mendoj të ndërpres marrëdhënien me stafin. Ka qenë një periudhë e ngarkuar dhe nuk kemi pasur kohë të ulemi dhe të bisedojmë. Kemi para Europianin dhe ai ka qenë i përqëndruar aty, është një sukses i madh edhe për Sylvinhon që nuk është një nga ata tranerët me shumë eksperiemcë. Por, do ta gjejmë mundësinë të diskutojmë edhe për atë që do ndodhë përtej Europianit”.

Kandidat për president të UEFA-s pas vendimit të Ceferin për të mos rikandiduar? “Asgjë nuk e pengonte Ceferin që të vazhdonte, por edhe unë si futbollistët jam i përqëndruar te Europiani”, u shpreh Duka.

Grupi i Shqipërisë:

Liga B, Grupi 1

Çeki

Ukrainë

Shqipëri

Gjeorgji

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

5 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

6 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

6 hours ago