Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka ka folur gjerë dhe gjatë për Kombëtaren e Shqipërisë, ku ndër të tjera ka folur edhe për të ardhmen e trajnerit Sylvinho.
Sylvinho thuhet se ka kontratë me FSHF-në deri në përfundim të Euro 2024. Dhe, sipas Dukës, palët mund të ulen para Kampionatit Evropiani për të diskutuar kushtet e reja.
None found
“Unë uroj që Sylvinho, i gjithë ekipi dhe të gjithë ne të bëjmë mirë në Evropian. Padyshim ta shijojnë Evropianin, Sylvinho kryesisht bashkë me ekipin, sepse është suksesi i tyre, janë ata që na kanë bërë ne krenarë dhe që jemi pjesë e këtij kompeticioni shumë të rëndësishëm”, ka thënë fillimisht Duka për Euronews Albania.
“Pastaj padyshim ose më përpara do të duhet të diskutojmë për vazhdimin e bashkëpunimit të FSHF-së me Sylvinhon dhe stafin e tij. Si gjithë opinioni dhe ne jemi pozitiv për vazhdimin e bashkëpunimit dhe vetë stafi dhe trajneri po ashtu, por më besoni që realisht gjatë gjithë muajit janar nuk jemi takuar, sepse lëvizjet kanë qenë vërtetë të mëdha, qoftë tonat, të stafit kryesisht për organizimin dhe problemet e përgatitjeve në Evropian”.
Përsa i përket shortit të Euro 2024, ku kuqezinjtë u pozicionuan në të njëjtin grup me Kroacinë, Italinë dhe Spanjën, Duka ka thënë se në një garë të tillë “shkohet për të matur forcat”, ndaj kundërshtarët e fortë janë gjithmonë aty.
“Entuziazmi im ishte për faktin që jemi pjesë e një gare shumë të rëndësishme. Vërtetë ekipi na bëri të ndihemi krenar dhe entuziazmi lidhet me faktin që të gjitha ekipet në Evropian janë të nivelit të lartë”.
“Por, në fund të fundit shkohet në një garë të rëndësishme për të matur forcat, për të sfiduar dhe për të takuar ekipe të mëdha. Zakonisht ekipet e mëdha i takon në gjysmëfinale në finale, ne kemi pasur fatin që t’i kemi në grup dhe pse jo të mos tentojmë për të bërë mirë, për t’i sfiduar dhe për të shkuar më tej”.
“Të luash kundër Kampionëve të Evropës dhe Botës është kënaqësi, pikërisht për këtë dhe faktin që jemi në Evropian kam qenë entuziast”, përfundoi i pari i FSHF-së. /Telegrafi/
René Higuita nuk ishte një portier i zakonshëm. Ai ishte një prej figurave më të pazakonta që ka parë futbolli,…
Deivid HoxhaI ardhur në merkaton e verës te skuadra e Egnatias prej Panetolikos-it nga Superliga greke, talenti shqiptar Deivid Hoxha…
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, i është kundërpërgjigjur Jose Mourinhos, i cili i sulmoi ashpër gjyqtarët pas humbjes 2-1…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Igumenicë të Greqisë, ku një 25-vjeçare është gjetur…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Igumenicë të Greqisë, ku një 25-vjeçare është gjetur…
Tirana do të presë nesër Konferencën e 42-të të Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European…