Objektivi kryesor i Simeones për merkaton e verës është lojtari i Interit

Atletico Madrid ka si synim transferimin e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez.

“La Gazzetta dello Sport” shpjegon se Diego Simeone ia ka bërë të qartë klubit se Lautaro Martinez do të jetë objektivi numër 1 i merkatos së verës. Trajneri i Colchoneros është i dashuruar me sulmuesin argjentinas, i cili tashmë përfaqëson zgjedhjen e parë për sulmin.

Gjithashtu Simeone është i gatshëm të ofrojë Griezmann për të arritur te Lautaro./h.ll/albeu.com


Shtuar 8.03.2022 11:15