FIFA po përballet me pyetje pasi kuzhinieri i famshëm Nusret Gocke, i njohur më mirë si “Salt Bae”, në një farë mënyre u fut brenda në fushë gjatë festimeve të Argjentinës, ku gjithashtu u pa duke mbajtur në duar trofeun ikonik.
Nusreti u pa gjithashtu duke kërkuar të fliste në fushën e lojës me Messin, por ai u refuzua vazhdimisht nga sulmuesi i PSG-së. Kuzhinieri i famshëm mbeti në fushë mes lojtarëve argjentinas të cilët po festonin dhe kundërshtoi rregullat strikte të FIFA-s se kush mund të prekë trofeun e Kupës së Botës, të cilin Messi me shokë e ngritën në qiell pasi fituan nga godtijet e penalltive ndaj Francës.
@wallstwolverineMessi ignora a Salt Bae que le insiste para hacerse una foto.
Organi drejtues i futbolli ka rregulla shumë të rrepta rreth trofeut, dhe ekziston një listë shumë specifike e atyre që lejohen ta prekin atë, sipas faqes së tyre të internetit. Edhe pse mik i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, Nusret Gokce, pronari i nëj zinxhiri restorantesh biftekësh, duket se bie në kundërshtim me këtë listë udhëzimesh.
Ai gjithashtu u fotografua me akreditimin zyrtar të FIFA-s ndërsa ishte në fushë të dielën në mbrëmje, megjithëse organi qeverisës nuk ka komentuar se si ndodhi kjo gjë.
Shumë persona të ndryshëm e kanë shtruar si pyetje këtë në rrjetet sociale në drejtim të FIFA-s, por ende nuk po marrin një përgjigje konkrete nga ky organ qeverisës./albeu.com