Problemet duket se janë lënë pas. Sokol Cikalleshi ka postuar në rrjetin e tij social “Instagram”, ku shihet teksa zhvillon stërvitjen e radhës.
Sulmuesi i Kombëtares ka etiketuar edhe klubin e Koniasporit dhe ka lënë të kuptohet se problemet me pagat do të kenë marrë një zgjidhje, ose do të jenë në rrugën e duhur.
Ai, bashkë me portierin Bernardoni u lanë jashtë skuadrës për dy ndeshjet e rëndësishme, transfertën e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes, dy sfida të humbura 3-0 dhe 7-1.
Pritet të shihet nëse Cikalleshi do të grumbullohet për takimin e radhës ndaj Istanbulsporit të Rrocës, Etemit dhe Loshajt, teksa ato dy humbje i kanë kushtuar edhe shkarkimin trajnerit Hakan Kel Te.